Manuel Neuer: Kam qenë shumë pranë transferimit në Premier Ligë

Portieri Manuel Neuer bëri hapat e parë në futbollin profesional me ekipin ku kaloi nëpër radhët e të rinjve, Schalke 04. Më pas ai u transferua te Bayern Munich, ku u vendos si një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Megjithatë, gjermani, tani 39 vjeç, zbuloi se në të kaluarën, kur ishte ende në radhët e të rinjve, Arsenal dhe Këln ishin shumë afër nënshkrimit të tij. “Pas ekipit nën-19 vjeç, Këln ishte shumë i interesuar për mua, ashtu si edhe Arsenal”, tha Neuer.

“Në atë kohë, trajneri ishte ende Arsène Wenger, i cili flet shumë gjuhë. Por unë nuk doja të shkoja jashtë vendit sepse e dija se do të ishte e vështirë si portier i të rinjve. Duhet një reputacion i mirë për t’u bërë numri një atje“, tha gjermani. /Telesport.al/

Read Previous

“La Repubblica”: Ukraina shtyhet drejt kompromiseve të mëdha, ndërsa Rusia nuk heq dorë nga asgjë

Read Next

Aleksandër Lumezi refuzon propozimin për zv/Kryeprokuror të Shtetit