AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Klubi anglez, Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Benjamin Sesko nga RB Leipzig.
Djajtë e Kuq kanë kryer edhe transferimin e tretë në fazën sulmuese këtë verë, duke përforcuar shumë këtë repart.
Pas Mattheus Cunha dhe Bryan Mbeuema, Unitedi ka transferuar edhe Seskon, me njoftimin që ka ardhur zyrtarisht sot (e shtunë) nga faqet zyrtare.
Transferimi i Seskos thuhet se ka kushtuar 76.5 milionë euro plus 8.5 milionë euro bonuse.
Sulmuesi slloven, Benjamin Sesko ka treguar se ndihet i lumtur me transferimin te Manchester United, klub të cilin e ka cilësuar si historik.
“Historia e Manchester United është padyshim shumë e veçantë, por ajo që më emocionon vërtet është e ardhmja”, ka thënë fillimisht Sesko.
“Kur diskutuam për projektin, ishte e qartë se gjithçka është në vend që kjo skuadër të vazhdojë të rritet dhe të garojë përsëri për trofetë më të mëdhenj së shpejti”.
“Që nga momenti që mbërrita, munda të ndjeja energjinë pozitive dhe mjedisin familjar që klubi ka krijuar. Është padyshim vendi i përsosur për të arritur nivelin tim maksimal dhe për të përmbushur të gjitha ambiciet e mia”.
Mezi pres të filloj të mësoj nga Ruben [Amorim] dhe të lidhem me shokët e ekipit për të arritur suksesin që të gjithë e dimë se jemi të aftë ta arrijmë së bashku”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/