Maldini vendos të ardhmen e tij në Milan

Paolo Maldini, kontrata e të cilit si drejtor teknik i Milanit skadonte sot, ka vendosur të rinovojë edhe për dy vite të tjera, duke i dhënë fund një telenovele që mbajti në ankth tifozerinë kuqezi përgjatë gjithë muajit qershor.

Kështu, legjenda e Milanit do të vijojë të merret me aspektin sportiv të klubit, së bashku me drejtorin sportiv Frederic Massara.

Për mediat italiane, pas arritjes së marrëveshjes, Maldini tha: “Pritëm deri në fund, por erdhi rinovimi. Jemi pak vonë me merkaton, por do të rekuperojmë. Jam shumë i lumtur”./A2news/

Read Previous

127 ditë luftë, si është situata në Ukrainë?

Read Next

“Mbretëresha e zhdukur e kriptomonedhave”, në listën e më të kërkuarve të FBI-së