Mal i Zi/ Të paktën 11 persona u vranë, dyshohet se ka edhe fëmijë

Një sulmues në Cetinje të Malit të Zi ka vrarë disa persona sot, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se ishte një konflikt familjar. Sulmuesi ka mbetur i vrarë, ndërsa mes të plagosurve ka fëmijë dhe policë, shkruajnë mediat malazeze. Deri më tani nuk dihet se sa të vrarë apo të plagosur nga ky sulm.

Siç shkruan Dan malazez, nuk bëhet fjalë për një konflikt mes klaneve kriminale, dhe personi që qëlloi civilë dhe policë u vra. Burri u qëllua me armë nga policia e cila po kryente një aksion në terren për të parandaluar masakrën e mëtejshme. 

Dan shkruan se sulmuesi nuk i ka lejuar shërbimet e urgjencës të ndihmojnë të plagosurit. Policia është në terren. Askush nuk ka folur ende zyrtarisht për këtë sulm, raporton Nacionale.

Të plagosurit rëndë janë dërguar në spital

Të lënduarit e rëndë janë dërguar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Jozyrtare: 11 të vdekur deri më tani

Mediat malazeze kanë mësuar jozyrtarisht se VB (34-vjeçar) ka vrarë të gjithë familjen, e më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar njerëzit. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në masakër kanë humbur jetën 11 persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia vrau sulmuesin.

Vuçko Boriloviq, i cili sot në Cetinje vrau një familje të tërë dhe plagosi disa persona, ka qëlluar me pushkë gjuetie, shkruajnë mediat malazeze.

Jozyrtarisht kanë marrë vesh se në mesin e të vrarëve ka edhe katër fëmijë.

RTCG: Gjashtë të plagosur të shtruar në spital

RTCG raporton se gjashtë persona të lënduar janë shtruar urgjentisht në spital – katër në spitalin në Cetinje, dhe dy janë transferuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Mes të plagosurve është edhe një polic.

Pjesa e qytetit në Cetinje ku ndodhi masakra u bllokua dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve.

Forcat e policisë janë përforcuar në zonë. RTCG raporton deklaratat e dëshmitarëve të cilët thonë se sulmuesi ka ecur nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht mbi njerëzit që ka hasur. /Sinjali/

Read Previous

12 gushti nëpër histori, ngjarjet kryesore

Read Next

Tragjedia në Cetinë të Malit të Zi, reagon Dritan Abazoviq