Makina bie në humnerë në Tiranë, shkon në dy numri i viktimave

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Fortuzaj të Tiranës, ku një fuoristradë tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë.

Nga ky aksident mbeti i vdekur në vend një 26-vjeçar, i identifikuar si Brusild Gjyla, i cili fillimisht nuk po arrihej të identifikohej nga policia dhe grupi hetimor.

Ndërkohë, në mjet ishte edhe një 33-vjeçar, i identifikuar si Denis Çali, i cili u dërgua i plagosur rëndë në spital, por që fatkeqësisht nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

“Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, Brusild Gjyla, 26 vjeç, dhe Denis Çali, 33 vjeç, kanë ndërruar jetë”.Njoftimi i Policisë së Tiranës

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie, që u mori jetën dy të rinjve./A2cnn/

Read Previous

E premtja e zezë në Shqipëri/ 11 të vdekur në pak orë, mes tyre babai me dy fëmijët

Read Next

13 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë