E premtja e zezë në Shqipëri/ 11 të vdekur në pak orë, mes tyre babai me dy fëmijët

Dita e djeshme mund të cilësohet një ditë e zezë për Shqipërinë, duke shënuar një bilanc tragjik në jetë njerëzore. Gjatë pasdites kanë humbur jetën 11 persona, në rrethana tragjike.

Dy persona  ndërruan jetë në plazhin e Lezhës dhe Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata humbën jetën për shkak të arrestit kardiak.

Një tjetër tragjedi ndodhi në Gramsh. Babai, me dy djemtë e tij dhe nipin u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh. Kurse një 58 vjeçar, që lëvizte me një kalë karroce u përplas për vdekje në qytetin e Elbasanit. Po këtë të premte, rreth orës 09:40, në Shkallnur të Durrësit, një 70 vjeçare, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjatë pasdites, një i ri humbi jetën në Himarë pasi makina që po drejtonte doli nga rruga dhe u përmbys dhe për pasojë mbetën të plagosur edhe tre turistë të tjerë.

Ndërkaq, një 45-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi ka rënë nga lartësia. Ai ka qenë duke lyer muret e një ndërtese kur ka rënë aksidentalisht.

Nderkohe, pak para mesnates nje tjeter aksident u raportua ne Tirane. Një mjet tip “Range Rover” ka rënë në një humnerë  dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas dhe është lënduar një tjetër/abcnews.al

Read Previous

Heroina Zonja Çurre ra heroikisht më 22 korrik 1944

Read Next

Makina bie në humnerë në Tiranë, shkon në dy numri i viktimave