Macron nuk tërhiqet: Reforma e pensioneve e nevojshme, do të zbatohet deri në fund të vitit

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se reforma e pensioneve  ishte e nevojshme dhe do të hynte në fuqi deri në fund të vitit.

Duke thënë se “nuk ishte penduar”, ai megjithatë shtoi se donte të përmirësonte një marrëdhënien e vështirë me sindikatat dhe t’i përfshinte ato më shumë në reformat e ardhshme.

“A mendoni se më pëlqen ta miratj këtë reformë? Jo,” tha Macron në një intervistë për TF1 dhe France 2 TV.

“Por nuk ka njëqind mënyra për të balancuar llogaritë, kjo reformë është e nevojshme.”

Sindikatat kanë shpallur një tjetër ditë greve dhe demonstratash mbarëkombëtare të enjten.

“Ne nuk e duam këtë ligj dhe do të luftojmë derisa të heqin dorë”, tha pensionisti Jacques Borensztejn në një tubim të martën në Paris.

Macron tha se ajo që ai e quajti “dhunë ekstreme” nuk ishte e pranueshme, ndërsa respektoi të drejtën për protesta paqësore. /abcnews.al

Read Previous

Gërvalla takohet me sekretarin e shtetit portugez, tregon se çka biseduan

Read Next

Parashikimi i motit