Maqedonci pret në takim admiralin e NATO-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në Prishtinë Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiral Stuart Benjamin Munsch.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

Maqedonci shprehu mirënjohje për rolin dhe kontributin e KFOR-it në garantimin e sigurisë në vend, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

Macedonci pret në takim admiralin e NATO-s /GazetaSinjali/

Read Previous

Kaloi nga Shqipëria te Zvicra, Adrian Bajrami: Mezi pres të takoj Xhakën

Read Next

Katari ka filluar koordinimin me Egjiptin dhe ShBA-në për të vazhduar bisedimet mbi Gazën