LVV po prin në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në mbrëmjen e 14 shkurtit pranë selisë së Vetëvendosjes në Gjakovë, daullet kishin filluar të dëgjoheshin, simpatizantë ishin mbledhur me qëllim që t’i prijnë fitores së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ndërsa sot dyert e këtij subjekti politik janë hapur që në orët e hershme të mëngjesit. Qytetarët veç kishin filluar që të vijnë me qëllim që t’ju urojnë suksese të mëtutjeshme kandidatëve për deputetë dhe pjesëtarëve të këtij subjekti politik.

Ende asgjë nuk është definitive sepse votat e mërgatës nuk janë numëruar. Megjithatë, nga LVV janë optimist se do të arrijnë që të dalin nga këto zgjedhje me 53% të votave.

Read Previous

Nëna Ferdonije shpreson të zbardhet fati i të pagjeturve

Read Next

Brenda 60 ditëve LDK- ja do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e re