LVV në raundin e parë nuk fiton asnjë komunë

Nga rezultatet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) del se, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por do të shkoj në balotazh në 12 komuna në nivel vendi.

Në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime kandidatët e tyre janë të parët me përqindjen e rezultateve në balotazh, shkruan Telegrafi.

Sipas KQZ-së, deri më tani kandidati i LVV-së, Arben Vitia prin me 42.26 për qind kundrejt Përparim Ramës nga LDK-ja me 29.34 për qind.

Ndërsa, në tetë komunat e tjera shkon në balotazh si e dyta. Komuna ku LVV garon më 17 nëntor janë Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Ndryshe, LVV në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kishte fituar me 50.2 për qind të votave në nivel vendi. /Telegrafi/

Votat e LVV-së në Komunën e Prishtinës | Burimi: KQZ

Votat e LVV-së në Komunën e Prizrenit | Burimi: KQZ

Votat e LVV-së në Komunën e Gjilanit | Burimi: KQZ

Votat e LVV-së në Komunën e Shtimës | Burimi: KQZ

Read Previous

Rezultati në Prishtinë pas numërimit të 99% të votave

Read Next

PDK fiton në katër komuna