Lutfiu dhe Kamberi njoftojnë Lajçak-un për diskriminimin sistematik të Serbisë në Luginë të Preshevës

Në kryeqendrën evropiane, Bruksel, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, së bashku me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberin, janë takuar me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të cilin e kanë njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës.

Lajmi u bë i ditur nga Lutfiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se diplomatin sllovak e kanë njoftuar për hezitimin dhe mogatishmërinë e shtetit serb për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore serbe e për gatishmërinë që sistemi shtetëror serb e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve.

“Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë”, shkroi Lutfiu.

Mosintegrimi  i shqiptarëve në institucione, sipas Lutfiut i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime.

“Njoftuam Lajçak për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën”.

Mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, në vlerësimin e Lutfiut, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Prandaj edhe komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend”.

“Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mungesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptarë”./AlbanianPost.com

Read Previous

Ndahen grantet për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit

Read Next

Gjendet pa shenja jete një 42-vjeçar