Rama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën kontroll
“Calcio Mercato” bën të ditur se klubi nga Londra do të tentojë ta rikthejë në ekip belgun gjatë verës. Chelsea e ka në listën e transferimeve sulmuesin e Interit, Romelu Lukakun.
Por, sipas mediumit në fjalë, kjo do të ndodhë vetëm në rast se dështon ta blejë Erling Haalandin e Dortmundit. Chelsea i ka të gatshme mbi 100 milionë euro për të sjellë në “Stamford Bridge” një qendërsulmues.
Romelu Lukaku ka qenë pjesë e Chelseat prej vitit 2011 deri më 2014. Gjatë kësaj periudhe ka qenë i huazuar te WBA dhe Evertoni. Ndërkaq, kontrata me Interin i skadon në vitin 2024