Luka Modric mendon për të ardhmen

Shumë skuadra duan kroatin, mesfushori kërkon Real Madrid

E ardhmja e Luka Modric do të jetë te Real Madrid edhe përtej Qershorit të vitit 2022. Kjo është bërë e ditur nga mediat spanjolle, të cilat janë të bindur se mesfushori kroat do të rinovoj edhe për një sezon kontratën në ‘Santiago Bernabeu’ që skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Modric ka kërkuar që të zgjas edhe me një vit kontratën aktuale, pra të jetë pjesë e Realit deri në moshën 37-vjeçare. Modric ka në planet e tij të ardhshme të vazhdojë në Real Madrid dhe të luajë Kupën e Botës në Katar vitin e ardhshëm. Modric rinovoi për një sezon më shumë në fund të sezonit të shkuar dhe nuk krijoi probleme në bindjen për të ulur pagën e tij.

Kjo do të ndodh dhe tani, në rast se situata përsëritet, edhe pse për momentin ata nuk kanë filluar kontaktet me klubin për të rinovuar. Opsionet e tij për të vijuar karrierën janë në Shtetet e Bashkuara, Katar ose dhe në Premier League angleze, ku ka ekipe të interesuara për të.

Read Previous

Reagon Gjuriq pasi Presidenca e Kosovës ia përmend rastet e korrupsionit në Serbi

Read Next

Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi