Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Kanë filluar të hapen disa nga qendrat e votimit.

I pari që votoi është kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.

Read Previous

Luka Modric mendon për të ardhmen

Read Next

Dita e zgjedhjeve/ Çfarë moti do të jetë sot ?