• 21 May, 2022

Dita e zgjedhjeve/ Çfarë moti do të jetë sot ?

17 Tetor 2021

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell. Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike. Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.

Read Previous

Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Read Next

41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale