Loxha-Stublla: Zgjidhjet afatshkurta dëmtojnë rrugën integruese të Kosovës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në tre vjetorin e qeverisë Kurti II ka publikuar analizën performancës së Qeverisë.

Njomza Arifi, menaxhere e programeve në GLPS ka listuar të arriturat dhe ngecjet e qeverisjes tri vjeçare të kryeministrit, Albin Kurti.

“Viti i tretë i qeverisjes ,vazhdon të karakterizohet me pozita si ushtrues detyre, një dukuri e tillë e bartjes nga vitit në vit është shumë shqetësuese, ky fenomen  vazhdon të dëmtojë funksionimin e administratës”, tha ajo.

Pavarësisht se është përmendur riformatimi i qeverisë, kjo gjë nuk na ndodhur tha Arifi. “Nuk ka pas riformatim të qeverisë Kurti, pavarësisht  se është përmendur një gjë e tillë. Ngjashëm ka vazhduar praktika e mospublikimit  të raporteve vjetore të punës, si qeverisë ashtu edhe ministrive, duke lënë boshllëk në transparencë e punës. Ka pasur kritika të vazhdueshme për tendencën e qeverisë për ndërhyrje ne punën e gjyqësorit”, tha ajo, raporton RTKlive.

Sipas GLPS-së edhe mekanizmat ndërkombëtarë vlerësojnë se Kosova gjendet në një fazë të hershme të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por janë bërë hapa konkret sidomos në veri të vendit që të parandalohet krimi i organizuar.

Sipas analiza e GLPS, duhet të bëhen përpjekje me të mëdha për të shtuar kapacitetet e agjencisë kosovare për luftimin e korrupsionit.

“Ekziston tendenca e qeverisë për zgjidhje afatshkurta të cilat dëmtojnë rrugën integruese të Kosovës, tha Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së.

Analiza vlerëson punën e qeverisë ne afrimin e Kosovës me organizatën me të madhe të të drejtave të njeriut në Evropë, Këshillin e Evropës.

“Qeveria Kurti mund  të vlerësohet me notë pozitive për kalimin e parë për procesin e anëtarësimi. E Kosovës në KiE, liberalizmin e vizave dhe mundësinë e lëvizjes së lirë edhe në shtetin e Spanjës për qytetarët e Kosovës.

Në prezantim të analizës “Tri Vite Qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e tretë?”, është kritikuar politika e jashtme si dhe mungesa e koordinimit me faktorin ndërkombëtar.

“Qeveria Kurti po dështon të krijoj strategji efektive për të quar përpara politikën e jashtme të Kosovë, mbetët dështim që s’ka asnjë njohje të re dhe nuk janë avancuar raportet me 5 shtetet mosnjohëse të Kosovës në BE”, tha Loxha-Stublla.

“Mungesa e koordinimit me aleatët kyç, janë të domosdoshme, si për çështjen e dinarit, situatën ne veri, bisedimet në Bruksel duhet të jenë të koordinuara në veçanti me BE-në dhe Amerikën”.

Gjendja në veri, raportet e pazgjidhura me Serbinë, po vazhdojnë ta pengojnë Kosovën në zhvillim dhe raporte me faktorin ndërkombëtar, thotë analiza e GLPS. /RTK/

Read Previous

SHBA: Nuk do lejojmë që tregu të ‘mbytet’ nga produkte kineze me çmime nën kosto

Read Next

Shqiptohen mbi një mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë