Londra ndriçohet me 30 mijë poça me rastin e muajit të Ramazanit

West End në Londër për herë të parë është ndriçuar me 30 mijë poça, me rastin e shënimit të muajit të shenjtë të Ramaznit.

Rruga Conventry që lidh sheshin Leicester me Piccadilly u ndriqua me mbishkrimin “Urime Ramazani”, transmeton Telegrafi.

Dritat i ka ndezur kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i cili një nga 1.3 milion myslimanët në Londër që festojnë Ramazanin, shkruan BBC.

Për dekorimin e qytetit ishte angazhuar Ayshea Desai, e cila ishte inspiruar nga dekorimi që bëhet me rastin e festave të fundvitit.

“Kisha ambicie të bëjë diçka të ngjashme me dritat e Krishtlindjes. Mu kujtua sesi me motrën shkonim për të parë dritat e Krishtlindjes derisa isha e vogël, ndërsa kam pasur rastin të jetojë në Lindjen e Mesme dhe doja që këtë lumturi dhe magji ta sjellë në Londër”, tha Desai që filloi projektin tri vite më parë.Reklama

“Duket e pabesueshme, jam shumë e kënaqur me reagimin. Është një muaj i rëndësishëm për myslimanët. Doja të rritja vetëdijen që fqinjët tanë të dinë se është një muaj i rëndësishëm për ne, është muaji më i dashur i vitit dhe jam falënderuese që jemi sot këtu”, shtoi ajo.

Iftari, shujta e servuar shënon ndërprerjen e agjërimit, ndërsa të gjitha këto do të mbahen në muzeun Victoria dhe Alberta në jug të Kesington – brenda të cilës është bërë një xhami e improvizuar, ku do të jetë pavijoni për myslimanët dhe jomyslimanët.

Klubi londinez i futbollit, Chelsea gjithashtu do të shtrojë iftar në fushën e blertë të stadiumit Stamfort Bridge, e më vonë gjatë muajit do të shtrohet një edhe në Wembley.

/Telegrafi/

Read Previous

Mësohet arsyeja pse dështoi meçi Fury-Usyk për 29 prill

Read Next

Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri