Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

Gjiganti spanjoll, Real Madridi thuhet se do t’i shpërblej lojtarët me nga një bonus marramendës nëse arrijnë të fitojnë tre trofetë këtë sezon.

Real Madridi tashmë e di se do t’i duhet të ruajë një vend në muzeun e tij për të lënë trofeun historik, të 36-tin në La Liga.

Trofeu i La Ligës, i cili pritet t’i ndahet këtë të diel do t’i bashkohet Superkupës së Spanjës që u fitua në fillim të janarit duke mposhtur Barcelonën në finale.

Suksesi i titullit do të sjellë me vete shpërblimin financiar përkatës për ata që e kanë arritur atë, por ‘jackpoti’ do të vijë nëse ata janë në gjendje të përsërisin të njëjtën gjë me Ligën e Kampionëve.

Hapi i parë dhe thelbësor është mposhtja e Bayern Munichut fillimisht, për të arritur në finalen e Londrës, ku i pret Borussia Dortmund.

Sipas gazetës Marca, shifra e bonusit është rreth 1.4 milionë euro bruto për çdo lojtar, 500 mijë euro më shumë se sa kushtoi fitimi i vetëm dy trofeve.

Vendimi për dhënien e bonuseve nga Real Madridi ka ardhur në vitin 2020, kur drejtuesit e klubit dhe lojtarët ranë dakord për një ulje prej njëzet për qind të pagave dhe pas rregullimit të financave, ka filluar dhënia e bonuseve për çdo trofe. /Telegrafi/

Read Previous

“Gjon Nikollë Kazazi”: DKRS s’ na ka përkrahur, DKRS: s’keni aplikuar për përkrahje

Read Next

Ende nuk ka datë të saktë për mbajtjen e testit të arritshmërisë