Lista e plotë, këto vende firmosën Kartën e Bordit të Paqes të Trumpit

Presidentit amerikan Donald Trump iu bashkuan udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 19 vendeve për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.

Ata ishin:

  • Argjentinë — Presidenti Javier Milei
  • Armenia — Kryeministri Nikol Pashinyan
  • Azerbajxhani – Presidenti Ilham Aliyev
  • Bahrein — Sheikh Isa bin Salman Al Khalifa
  • Bullgaria — Kryeministri Rosen Zhelyazkov
  • Hungaria — Kryeministri Viktor Orban
  • Indonezi — Presidenti Prabowo Subianto
  • Jordania — Zëvendëskryeministër Ayman Safadi
  • Kazakistan — Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
  • Kosova — Presidentja Vjosa Osmani
  • Mongoli — Kryeministri Gombojavyn Zandanshatar
  • Marok — Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
  • Pakistan — Kryeministri Shehbaz Sharif
  • Paraguai — Presidenti Santiago Pena
  • Katar — Kryeministri Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani
  • Arabia Saudite — Ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al-Saud
  • Turqi — Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
  • Emiratet e Bashkuara Arabe — Kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak
  • Uzbekistan — Presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev.

Ndryshe, pasi mbaroi fjalimin e tij, Trump ftoi përfaqësuesit e shteteve në skenë për të “sjellë në fuqi të plotë Bordin e Paqes”.

Ata vunë penën mbi letër mbi statutin, duke ratifikuar Bordin e Paqes.

Trump theksoi se “çdo vend, pothuajse çdo vend, dëshiron të jetë pjesë e tij.”

Ndërsa Bordi fillimisht u krijua për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, ceremonia tregoi se iniciativa po shndërrohet në një projekt shumë më ambicioz ndërkombëtar. /Telegrafi/

Read Previous

Kosova bëhet me skaner të ri që përforcon kontrollin në doganë, donacion nga SHBA

Read Next

Pesë vende të BE-së synojnë qendra jashtë bllokut për azilkërkuesit e refuzuar