Ligji i Pagave nuk miratohet në afatin e zotuar, qeveria thotë se hartimi është në fazën e fundit

Projektligji i Pagave në Sektorin Publik nuk u miratua në Kuvend gjatë muajit mars, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të shkoj për miratim në qeveri e pastaj në Kuvend.

Në programin legjislativ ishte paraparë që ky projektligj të trajtohet me 30 mars 2022.

Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se projektligji për paga është në fazën finale të draftimit.

“Projektligji ndodhet në fazën përfundimtare të draftimit. Pas finalizimit të tij do hapim konsultimet publike ku do të jenë të ftuara të gjitha sindikatat, mediat dhe shoqëria civile”, tha Kryeziu.

Ai ka bërë edhe një krahasim me Ligjin e kaluar,  duke thënë që synimi i qeverisë është që përmes këtij projektligji të bëjnë nivelizimin e pagave në sektorin publik.

“Ligji i kaluar por edhe korniza aktuale e sistemit të pagave ka shumë parregullsi të cilat kanë nevojë për trajtim të kujdesshëm dhe sistematik. Jemi duke punuar intensivisht adresimin e të gjitha çështjeve. Synimi ynë është që ligji fillimisht dhe mbi të gjitha të jetë ligj i mirë i cili në mënyrë të drejtë bën rregullimin dhe nivelizimin e pagave në sektorin publik.

Gjatë muajit të shkurt në publik doli drafti i projektligjit fillestar, në të cilin parashiheshin koeficientet e pagave në institucionet publike, por jo edhe vlera e koeficientit.

/Kallxo.com/

Read Previous

Guvernatori i Bankës Qendrore thotë se stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm

Read Next

Margariti: Zbulohen gjetje arkeologjike në fshatin Kthellë, Mirditë