Liburn në finale të kupës së Kosovës në futsal

Në sallën e sportit Shani Nushi në Gjakovë u zhvillua ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Republikës së Kosovës në futsal ndërmjet Liburnit dhe BB.Llapit nga Podujeva. Liburni pas fitores bindëse që pati në Podujevë në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 7-2 ku kishte një përparësi të madhe në rezultat edhe në ndeshjen e dytë shënoi fitore në Gjakovë.

Kjo përballje u përshkua me lojë shumë të fortë dhe rivalitet të skajshëm.Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, ku për gjakovarët shënoj Halim Selmanaj.Në pjesën e dytë lojtarët e Liburnit bën trysni të vazhdueshme drejt portës rivale në përpjekje për të ndryshuar shifrat.

Si çdo herë edhe në këtë lojë gjakovarët aplikuan taktikën e inkuadrimit të të gjithë lojtarëve të cilët treguan lojë të  mrekullueshme, ekipore dhe të koordinuar mirë në të gjitha anët. Minutë pas minute përpjekjet për të shënuar në portën e llapjanëve nuk munguan.
Pas aksioneve të shumta, Arbër Dobroshi arriti të shënojë golin e dytë për skuadren gjakovare.Dihet se ekipi i Liburnit është i përbërë nga ajka e futsallistëve kosovarë, por kësaj radhe nuk munguan edhe përforcimet e reja.Ishte I riu Real Morina që ndryshoi rezultatin duke shënuar golin e 3 për vendasit. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:1 në favor të gjakovarëve.

Falë cilësisë që kanë futbollistët, skuadra e Liburnit shpreson se titulli kampion do të mbes përsëri në Gjakovë. Liburni në finalen e madhe e pret fituesin nga takimi tjetër ndërmjet Mabetex Prishtines dhe Liqenit. Ndërsa ndeshja finale do të zhvillohet në Prishtinë.

Read Previous

Bayern Munich dhe Liverpool në garë për mbrojtësin e Napolit

Read Next

“Gratë bëjnë histori çdo ditë”, vlerësohen 10 femrat më të suksesshme gjakovare