Lëvizja Vetëvendosje kalon në 50% pas përfshirjes së votave nga diaspora

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit.

Sipas rezultateve nga nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 86.74 për qind, duke grumbulluar 13,899 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.07 për qind apo 973 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 4.76 për qind, përkatësisht 762 vota. Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.59 për qind ose 255 vota.

Me përfshirjen e këtyre rezultateve dhe bazuar në të dhënat e përmbledhura nga vendvotimet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar tashmë pragun e 50 për qind të votave në total.

Sipas rezultateve të përgjithshme:

  • Lëvizja Vetëvendosje – 50.00% (447,179 vota)
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.76% (185,689 vota)
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13.44% (120,182 vota)
  • AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.57% (49,856 vota)
  • Lista Serbe (Srpska Lista) – 4.70% (42,015 vota)
  • Nisma Socialdemokrate (NISMA) – 1.66% (14,858 vota)

/Telegrafi/

Read Previous

Osmani: Kosova qëndron fuqishëm krah SHBA-së kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës

Read Next

Trump: E shikova si në TV arrestimin e Maduros, askush tjetër s’mund ta bëjë këtë