“Bad News Eagles” e fiton map-in e dytë, shumë pranë kualifikimit në “Legends Stage”

Bad News Eagles nuk dinë të ndalen, përsëri me një fitore historike kundër ekipit brazilian MIBR, për të kaluar në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, ku i presin ekipet më të mira botërore.

Në ndeshjen me përplot emocione, gjithçka filloj me mapin e zgjedhur nga ekipi kundërshtar ‘Nuke’, ku edhe pse ekipi shqiptar e filloj mirë duke dominuar në pjesën e parë me rezultat 11:4, brazilianët arritën të rikthehen për ta fituar mapin e parë, me rezultat 16:13.

Ndeshja më pas vazhdojë me mapin e dytë ‘Ancient’ të zgjedhur nga ekipi shqiptar, të cilin e dominuan gjatë gjithë kohës, për ta përmbyllur në fund rezultatin në 16:8, duke e dërguar ndeshjen në mapin e fundit dhe vendimtar.

Ndërsa në mapin e fundit dhe atë më emocionues, dhe më të rëndësishmin për të dyja ekipet ‘Vertigo’, gjatë gjithë kohës vazhdoj të zhvillohej lojë e barabartë ku të dyja ekipet arrinin të fitonin raunde njëra pas tjetrës, ku në fund përfundoj me fitore të ekipit shqiptar Bad News Eagles, me rezultat 16:10, për të përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa në të mirë të tyre, transmeton Telegrafi.

Me këtë fitore historike, Bad News Eagles ka siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të turneut Major, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, ku në këtë fazë i presin ekipet më të mira të botës për momentin, FaZe, Na’Vi dhe më shumë, ku shpërndahen çmime në vlera rreth 1 milion dollarë.

Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet duke filluar nga data 14 maj.

Formacioni i ekipit Bad News Eagles:

Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle” Kola (Trajner)

/Telegrafi/

Read Previous

Gurma: Gjakova dhe Saranda janë binjakëzuar prandaj këtu ndihem si në shtëpinë time

Read Next

Të mbijetuarit e Holokaustit që pritën deri tani për të treguar historitë e tyre