LeBron James “perandori” i NBA, lojtari bëhet shënuesi më i mirë i historisë

Lebron James u bë shënuesi më i mirë i të gjithë kohërave të historiosë së NBA në ndeshjen e LA Lakers kundër Oklahoma City të martën, duke tejkaluar rekordin që gjashtë herë MVP i NBA-së Kareem Abdul Jabbar kishte mbajtur për 39 vjet.

Me 10.9 sekonda të mbetura në çerekun e tretë, Lebron realizoi një pikë e cila ishte e 36-ta e tij për ndeshjen dhe pika e 38,388 e karrierës së tij. Ai shtriu krahët për të festuar ndërsa turma e mbushur me energji në “Crypto.com Arena” të Los Anxhelos shpërtheu nga gëzimi.

Zyrtarët e ndërprenë lojën për ta nderuar në fushë, ku nëna, gruaja dhe fëmijët e tij u takuan dhe e përqafuan. Komisioneri i NBA Adam Silver e uroi atë dhe Abdul Jabbar, i pranishëm dhe duke duartrokitur Lebronin për rekordin e thyer.

James nuk ka ndërmend të ndalet, ky rekord pritet të thellohet edhe më shumë. Për fat të keq, 38 pikët e James nuk i mjaftuan Lakers për të fituar pasi përballë Oklahoma City ku mposhtën me rezultatin 130-133./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Kusari-Lila: ZRrE-ja edhe më parë ka kërkuar shtrenjtim të energjisë, por Qeveria ka intervenuar me subvencionim

Read Next

Sindikata e QKUK-së pranon Ligjin e Pagave, por i vë një kusht Qeverisë