Hamilton: Diferenca me Mercedes mund të ngushtohet pas disa muajsh
Portugalia nuk ka shkëlqyer deri më tani në Botëror, por pavarësisht dy barazimeve në fazën ë grupeve janë kualifikuar në turin eliminator. Kombëtarja luzitane do të përballet me Kroacinë, një duel i vështirë për të dyja ekipet.
Rafael Leao, duke analizuar rezultatet e Portugalisë në grup, tha: “E vetmja gjë që na mungoi në këto ndeshje ishte qëndrueshmëria në zonën e penalltisë. Kemi patur raste për të shënuar, por nuk i kemi shfrytëzuar”.
“Tani jemi në një fazë tjetër të turneut. Në ndeshje si këto, kundër ekipeve me cilësi të lartë si Kroacia, është e rëndësishme të sulmojmë dhe të jemi efektivë. Duhet të duam ta mbyllim ndeshjen menjëherë”, tha Leao.
“Duhet të shënojmë golin e parë dhe të dytë dhe të duam të imponojmë lojën tonë. Me gjithë respektin për ekipet rivale, ne jemi Portugalia. Ne i afrohemi çdo ndeshjeje për të fituar, me besim“, deklaroi Rafael Leao. /Telesport.al/