Latifi fajëson qeveritë e kaluara: Procesi për shërim jashtë vendit ka qenë i rregulluar dobët

Minstri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media ka thënë se ka filluar punën e tij për të shërimin e pacientëve jashtë vendit.

Sipas tij, faji qëndron tek qeveritë e kaluara.

“Gjatë gjithë këtyre viteve një numër i qytetarëve kërkuan kujdes jashtë vendit dhe jashtë institucioneve publike për të cilat qeveria ndan një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare. Ky proces ka qenë i rregulluar dobët por ne planifikojmë ta rregullojmë atë dhe tashmë kemi filluar duke krijuar marrëdhënie me institucionet e jashtme që janë mjaft konkurrese edhe në ekspertizë edhe në çmime”, ka deklaruar Latifi.

Kreu i dikasterit të shëndetësisë ka theksuar edhe mungesën e mundësive të trajnimit.

“Mungesa e mundësive të trajnimit dhe financimit dhe hulumtimeve shkencore dedikuar institucioneve shëndetësore të Kosovës e kombinuar me keqmenaxhim ndër vite ka shkaktuar pabarazi të mëdha më të cilën po përballemi sot”.

/Albanianpost.com

Read Previous

Sekuestrimi i dokumenteve, Trump pretendon se i ka vendosur FBI-ja, gjykata i kërkon prova

Read Next

AGK hap thirrjen për “Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë – 2022″