Lansohet platforma digjitale ku pritet të fuqizohet diplomacia qytetare

Është lansuar platforma “KosovaDiplo365”, ku janë vendosur rrëfimet mbi rrugëtimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj në sferën globale digjitale.

Kryeministri Albin Kurti, tha se përmes kësajplatforme do të bëhet fuqizimi i diplomacisë qytetare.

Sipas tij, “KosovaDiplo365”, do të shërbejë për dokumentin digjital të historisë dhe kulturës kosovare.

“Si qeveri ne besojmë fuqishëm në rolin që çdo qytetarë mund të ketë si diplomat. Qytetarët tanë janë burimi më i çmueshëm i Republikës sonë dhe luajnë një rol jetik në transmetimin e kulturës, identitetit, trashëgimisë, historisë dhe mbi të gjitha vlerave dhe progresit të vendit dhe popullit tonë. Janë qytetarët tanë ata që mundësojnë forcimin e lidhjes sonë me botën, por edhe njohjen e shëtit tonë për historinë që e mban ai… KosovaDiplo365 nuk është thjesht një adresë interneti por ajo është platforma që shërben jo vetëm në dokumentimin digjital të historisë dhe kulturës sonë por edhe në mbrojtjen dhe kultivimin e tyre. Është një nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare, që i ofron të gjithëve një mundësi për tu angazhuar në kuadër të këtij rrugëtimi të përbashkët”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, tha se kjo platformë do të mundësojë angazhimin e qytetarëve diplomat në forcimin e imazhit të Kosovës dhe lidhje së saj me botën.

“Është një platformë që mundëson një angazhim të qytetarëve diplomat në forcimin e imazhit të Kosovës dhe lidhjes së saj me botën. Kjo platformë është një nga platformat që Ministria e Punëve të Jashtme këtë vit do t’i plasojë…Kosova ka një grup të ri diplomatësh që çdo ditë e më shumë po rritet si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit dhe po merr një rol shumë aktiv në përfaqësimin e Republikës”, theksoi Gashi.

Në anën tjetër, bashkëideatori i kësaj platforme, Kushtrim Xhakli, tregoi në detaje se çka përfshinë platforma “KosovaDiplo365”.

“Kemi një platformë digjitale për indeksimin e 365 rrëfimeve të gjalla për Kosovën, dokumente të historisë, trashëgimisë dhe kulturës kosovare. Platforma përfshin 365 ngjarje historike, tregime të suksesshme, lidhje kontekstuale mes ngjarjeve dhe informacioneve ditore. Po ashtu edhe mobilizim të komunitetit digjital për secilin qytetarë që dëshiron të kontribuoj në këtë rast”, tha ai.

Lansimi i kësaj platforme është bërë në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe fondacionit IPKO./KosovaPress/ 

Read Previous

Shënohet java rome, edicioni i 10-të

Read Next

Brigjet e Drinit të Bardhë në Rogovë të ndotura nga banorët që hudhin mbeturina