Lajçak takohet me Osmanin, flasin për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për dialogun, pra për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai po ashtu theksoi se diskutuan edhe për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovës@VjosaOsmaniPRKS . Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai./Gazeta Sinjali./

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.

Read Previous

Kosova në krizë për anesteziologë, tetë ikën sivjet

Read Next

Të paktën 34 emigrantë janë mbytur në det në Siri