Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Foto: Driton Paçarada / Koha.net

Kuvendi ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.

Me 103 vota për, deputetët e ratifikuan me sukses këtë marrëveshje.

Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që i janë bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa nga vendet e BE-së, vetëm Hungaria dhe Bullgaria.

Ky mekanizëm është formuar me synimin që të mbikëqyrë zbatimin e planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës dhe në rindërtimin e saj. Bordi u themelua dhe do të udhëhiqet nga presidenti amerikan Donald Trump. /Koha.net/

Read Previous

​Berisha nga komuniteti egjiptian: Të gatshëm të ofrojmë një kandidat konsensual për president

Read Next

Kosova e nderon Eliot Engel, çmohet lart roli dhe kontributi i tij