Kuvendi mban sot dy seanca, njëra e jashtëzakonshme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për një seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, seanca e jashtëzakonshme do të nis në orën 10:00 dhe e ka vetëm një pikë në rend dite, do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Pas kësaj, është paralajmëruar edhe një seancë plenare e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00.

Në rend dite do të jenë tri pika:

  1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë./Sinjali/

Read Previous

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët

Read Next

​Kurti pret në takim liderët e opozitës