Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Koha të flasë anëtarësia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara.

Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë dhe në fund, me shumicë. Këtë, sipas Abdixhikut e kanë bërë edhe në kohë shumë më të vështira se kjo.

“Këtë të shtunë mblidhemi për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet tona, me vullnet të lirë dhe me votë të lirë, ashtu siç i takon një partie demokratike që respekton anëtarësinë e saj dhe asnjë interes tjetër veç saj. Ky është parimi ynë dhe mënyra jonë e veprimit. LDK nuk di ndryshe. Koha tani të flasë anëtarësia jonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku ka shtuar se, sipas tij, nga ky proces LDK do të dalë “më e fortë, më e organizuar, më funksionale dhe më e përqendruar drejt së ardhmes”. /RTKlive

Read Previous

Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

Read Next

Reagime të forta nga Obama dhe Clinton për vrasjet në Minneapolis