Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave do të mbajë tri seanca plenare. Deputetët do të mblidhen të mekurën për të shqyrtuar pikat e mbetura nga e kaluara, ndërkaq të enjten do të mbahet seancë e re plenare. Kurse të shtunën do të ketë seancë solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Këto u bënë të ditura, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. /KosovaPress/