Kushtet e papërshtatshme për treg i dëmtojnë produktet e tregtarëve

Shumë të pakënaqur ishin tregtarēt me kushtet në të cilat ndodheshin. Era kundërmuese, pluhuri, temperaturat e larta, shpesh po ua vështirësojnë procesin e punës atyre. Vapa dhe temperaturat e larta po ndikojnë shumë shpesh edhe në dëmtimin e produkteve në mungesë të një vendi të pështatshëm për ekspozimin e tyre.  Por sa janë të sigurta bylmeti dhe perimet në këto kohë të nxehta na tregojnë vetë tregtarët.

Tregtarët kanë edhe një hall tjetër rreth të ardhurave që ata sigurojnë nga puna e tyre, kjo për faktin se Kosova bënë importin e kulturave bujqësore jashtë vendit, andaj ne nuk kemi leverdi të madhe, por duhet mbijetuar disi. Kështu u shprehën thuajse të gjthë tregtarët që ishin aty, por që nuk donin të prononcoheshin para kamerës. Apeli i tyre ishtë që sa më parë institucionet përgjegjësë t’i kenë parasysh tregtarët dhe kushtet elementare për veprimtarinë e ushtruar t’i kenë të plotësuara.

Read Previous

Njihuni me fshatin e bukur kosovar që ka ruajtur vlerat tradicionale

Read Next

Zgjedhjet lokale, LVV ende në shqyrtim të kandidaturave për kryetar komunash