Kush janë boksierët më të paguar në histori?

Legjenda e boksit Floyd Mayweather raportohet se është fituesi më i lartë në histori në mesin e boksierëve me një të ardhur totale të vlerësuar prej 1.33 miliardë euro.

Këto shifra korrespondojnë me të ardhurat totale të karrierës së tij, duke marrë parasysh inflacionin por pa llogaritur taksat apo shpenzimet e tjera.

Sipas një studimi të “Sportico”, lista e pesëdhjetë sportistëve me të ardhurat më të larta nga paga, sponsorizime apo investime në kompani që lidhen me aktivitetin e tyre, kryesohet nga legjenda e basketbollit Michael Jordan (3.1 miliardë euro).

Boksi është sporti i tretë më i përfaqësuar në listë, i cili përfshin shtatë boksierë. Gjithashtu janë 13 basketbollistë dhe tetë lojtarë golfi.

Mayweather qëndron në vendin e tetë mbi Mike Tyson, i cili është në vendin e 16-të me 825 milionë euro të ardhura, i ndjekur nga Manny Pacquiao (685 milionë euro), George Foreman (640 milionë), Oscar de la Hoya (630 milionë), Evander Holyfield (565 milionë) dhe i vetmi boksier aktiv në listë, Saul “Canelo” Alvarez (495 m).

Përveç Foreman, gjashtë të tjerët kanë luajtur në luftimet me shitjet më të larta të PPV në histori, me Mayweather si emërues të përbashkët në tre të parët, kundër Pacquiao, De la Hoya dhe Canelo.

Duhet theksuar gjithashtu se tre prej tyre janë peshat e rënda të një epoke tjetër më të shkëlqyer, kur në kategori u spikatën Foreman, Tyson dhe Holyfield. /Albanianpost.com

Read Previous

28 raste të reja me COVID

Read Next

Elon Musk do të ndërtojë një qytet për punëtorët e tij