Kush e fiton Kupën e Botës? Ansi Agolli: Anglia shumë e fortë, mund të surprizojë

Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Ansi Agolli, komentoi Kampionatin Botëror 2026.

Agolli u shpreh se e sheh Anglinë si një ekip të fortë. Ai shtoi se ekipi anglez mund të bëjë surprizën në këtë event.

Nënvizoi se emrat e mëdhenj të Kombëtareve mbeten aty dhe sigurisht favorite.

Ansi Agolli: Organizimi është perfekt. Sigurisht që dimë që janë disa skuadra, që janë favorite. Ndërsa për ekipin surprizë, mendoj se edhe nëse Anglia e fiton do ishte surprizë, se ka 60 vite pa e fituar Kupën e Botës. Anglia mund të bëjë surprizën.

Jam afër stadiumit në Nju Jersey, këtu e kam shtëpinë dhe do e shoh tek Tv Klan ndeshjen. Sa për Gjermaninë, mendoj se është në fazë tranzicioni, por kur vjen puna tek ky turne kaq i rëndësishëm, mos t’ja harrojmë historinë. Çdo ekip që ka experience në Kampionatin Botëror është ‘i frikshëm’. /tvklan.al

Read Previous

Zvicra me projekt ambicioz, autobusët nisin udhëtimet pa shofer

Read Next

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Evropë