Kush do të jetë fituesi i Kupës së Botës? Ky është parashikimi i Arsene Wenger

Trajneri legjendar francez, Arsene Wenger, foli me Le Figaro për ekipin kombëtar francez dhe Kupën e Botës 2026 , një turne që ai pret që “Les Bleus” ta fitojnë.

Kupa e Botës 2026 pritet të fillojë nesër (e enjte) dhe tashmë shumë parashikime janë bërë nga agjenci të ndryshme bastesh, por edhe figurash të njohura nga bota e futbollit.

I fundit që ka parashikuar fituesin e Kampionatit Botëror të këtij vitit është Wenger, i cili favorizon kombëtaren e tij, Francën.

“Franca do ta fitojë Kupën e Botës”, parashikoi fillimisht Shefi aktual i Zhvillimit Global të Futbollit të FIFA-s.

“Franca ka shumë talent. Didier Deschamps ka përvojë. Ai do të gjejë ekuilibrin e duhur”.

“Kemi kaq shumë lojtarë sulmues saqë rreziku, pjesërisht, po bëhet disi i pabalancuar në sulm”.

“Por në ditët e sotme, lojtari modern, madje edhe një sulmues, di si ta bëjë pjesën e tij të punës mbrojtëse”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/

Read Previous

“Forbes”: Projekti i Kushner mund të rrezikojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Read Next

Kërkesat për azil në BE bien në nivelin më të ulët që nga 2021