Mimoza Kusari përkujton 22 vjetorin e betejës së Çabratit

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila sot ka përkujtuar 22 vjetorin e betejës së Çabratit.

Kusari-Lila përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Gjakova kurrë nuk u zmbraps ta paguajë me gjak lirinë e Kosovës.

“Gjakovë lulja e gjakut. Edhe një datë me disa ditë rresht plotë me gjak, dhimbje e lot, por edhe trimëri e krenari për sakrificën për atdheun e lirë. Gjakova kurrë nuk u zmbraps ta paguajë me gjak lirinë e Kosovës. Beteja e Çabratit e cila filloi me 7 Maj, 1999 zgjati tri ditë rresht, duke shënuar kështu rastin e vetëm të luftës së Uçk-së me krijimin e brigadës në një qytet, brigadën 137”, ka shkruar Kusari-Lila. /Telegrafi/

Read Previous

7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19

Read Next

Shtatë vjet nga vetë-rrëzimi i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës