Kusari-Lila për zgjedhjet lokale: VV mbështet një vendim konsensual të të gjitha partive

-Messenger photo by Hans Madsen Mimoza Kusari-Lila, the mayor of Fort Dodge’s Kosovo sister city Gjakova speaks Tuesday morning during a Sister City Luncheon where the official agreement was signed.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është deklaruar lidhur me qëndrimin e këtij subjekti për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kusari-Lila, u shpreh se Vetëvendosje nuk insiston në një variant apo tjetër, përveç në një vendim të përbashkët në pajtueshmëri me të gjitha partitë tjera politike, njofton Klankosova.tv.

”Seanca e radhës së Kuvendit do të jetë më 20 shtator. Është kërkuar që sipas rendit, meqë të enjten më 16 shtator është paraparë takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

”Përveç pikave të zakonshme është edhe projektligji për mbrojtjen e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës”.

”Qëndrimi ynë është që të jetë një vendim konsensual i të gjitha partive. Fare nuk insistojmë në një variant ose tjetrin. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës”.

”Si Grup Parlamentar i VV-së dakordohemi me të gjitha partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të Kosovës.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Odhise Paskali, skulptori i madh shqiptar i Monumentit të Skënderbeut

Read Next

Dita Ndërkombëtare e çokollatës