Kusari-Lila: Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet gjatë mandatit tim

Në zgjedhjet lokale, në garën për Gjakovën kandidatë për kryetarë të kësaj komune janë: Ardian Gjini, AAK, Mimoza Kusari-Lila, LVV, Teki Shala, LDK, Fazli Hoxha, Nisma, Ferdinand Kolaj, PSHDK dhe Arbënesha Kuqi, PDK.

Mimoza Kusari-Lila: “Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet gjatë mandatit tim, me mbështetjen e nivelit qendror.” Kjo përgjigje erdhi pas një pyetjeje nga anëtarë të AAK-së, në njërin nga debatet që janë duke u zhvilluar me fillimin e fushatës.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor 2021.

Read Previous

Kolaj: Do të investojmë në bujqësi, në kanale të ujitjes

Read Next

​LDK hap fushatën, Abdixhiku: Më 17 tetor refuzoni popullistët dhe të korruptuarit