Kurti tregon pse dështoi takimi me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia shtyu takimin që ishte planifikuar për këtë jave mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë që ishte planifikuar për këtë javë, janë ata që kanë kërkuar të shtyhet këtë takim. Ata po e shtyjnë takimin e radhës në Bruksel. Janë ata që po u përgjigjen negativisht kërkesave për takime. Çfarëdo pretekste që përdorin nuk janë të vërteta”, tha Kurti para mediave.

“Se pse po dështon një takim nivelit të tillë kjo pyetje nuk duhet të behët në Prishtinë. Duhet të bëhet në Serbi të cilët nuk janë të gatshëm për takim. Ne jemi të gatshme për takimi të nivelit të lartë, jemi të interesuar për dialog për marrëveshje e jo dialog për dialog. Serbia me qëllim po e shtynë konstituimin e institucioneve atje, Kuvendit dhe Qeverisë për shkak se sa më shumë të shtyjnë sanksionet ndaj Rusisë’, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ndryshe, emisari special i BE-së Miroslav Lajcak ka insistuar vazhdimit për një takim para pushimeve të verës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

SHBA dhe aleatët po shqyrtojnë mundësinë e trajnimit të pilotëve ukrainas

Read Next

Vazhdon rënia e vlerës së dollarit