Kurti: Synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka prezantuar para deputetëve në Parlamentin e Kosovës, strategjinë e sigurisë së Kosovës.

Kurti theksoi se kjo strategji do të provojë plane dhe dokumente që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe atë publike.

“Jam i nderuar që para jush të prezantojë Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, të dytën me radhë që nga shpallja e pavarësisë së republikës sonë, kjo është strategjia ombrellë, e sektorit të sigurisë, që njeh rreziqet dhe kërcimi dhe sfidat për sigurinë e Kosovës, njëkohësisht paraqet mundësinë dhe vizionin për të ardhmen tonë”, ka theksuar Kurti.

“Kjo strategji do të provojë plane dhe dokumente tjera që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe sigurinë publikë, mbrojtjen dhe diplomacinë”.

“Kjo strategji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë më të gjitha institucionet shtetrorë, ajo i është nënshtruar procesit të kosulltimit të jashtëm dhe brendshëm, përfshirë shtetet e Quinitit dhe vendet tjera mike, dhe poashtu akademikë”.

“Kemi themeluar një grup, punues me anëtar të nivelit të lartë, me qëllim të intensifikimit të punës për anëtarësim në NATO, për çka kemi gjetur një mirëkuptim shtesë nga vendet mike, ne synojmë anëtarësim sa më të shpejt në Partneritet për Paqe”.

“Njëkohësisht po punojmë për aplikimin e Kosovës për statusin  kandidat dhe po zbatojmë, reformat e nevojshëm për të lehtësuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Von Cramon: Shpresojmë për një votim për liberalizimin e vizave në muajin nëntor

Read Next

Disa organizata studentore kërkojnë zgjedhje të përgjithshme në UP