Kurti: Sot e përmbushim vizionin e atëhershëm të Adem Jasharit duke ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se që nga 5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1999, kur UÇK shënoi 1 vjetorin e rezistencës së familjes Jashari, Ushtria e Kosovës ka pasur rol qendror në përkujtimin e ngjarjeve të këtyre datave.

“Që nga marsi i vitit 1999, teksa ende ishte kohë luftë, kur trupa artistike ushtarake e Hamëz Jashari, e përbëre nga aktorë dhe ushtarë që me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënuan 1 vjetorin e rezistencës së familjes Jashari, Ushtria e Kosovës ka pasur rol qendror në përkujtimin e ngjarjeve të 5,6 dhe 7 marsit të 1998 në Prekaz”, tha Kurti.

Ai përmendi punën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku tha se tërë jetën ia ka kushtuar përgatitjes për luftën e Kosovës për çlirim.

“ Në këtë 25 vjetor të Epopesë së UCK-së le të kujtojmë fillet e kësaj traditë përkujtimore të nisur më 5, 6 dhe 7 mars 1999 ku ushtarët e UÇK-së thanë për herë të parë Ai është gjallë. Ato ditë ishte ende koha e luftës, për të cilën Adem Jashari ishte përgatitur tërë jetën dhe asaj luftë që ai ia kushtoi tërë jetën. Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot dhe veçanërisht tek ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është kështu sepse origjina e Ushtrisë së Kosovës duhet kërkuar në fund të viteve 80 atëherë kur Ademi nisi të fliste me shokët, për nevojën që kishte Kosova për të patur ushtrinë, andaj sot ne e përmbushim edhe vizionin e atëhershëm të Adem Jasharit për Ushtrinë e Kosovës teksa e ndihmojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila është në proces të transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës”, tha Kurti.

/EO/

Read Previous

Shkolla “Pjetër Muqaj” me kushte shumë të mira shkollore

Read Next

Rifat Jashari: Për hir të luftës e gjakut, të gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet tona