Kurti priti në takim Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, për të dytën herë brenda këtij viti, Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia.

Bashkërisht folën për rëndësinë e lirive fetare, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në shtetin e Kosovës.

Imzot Paglia e falënderoi kryeministrin për këtë pritje miqësore dhe e përgëzoi për punën e tij veçanërisht në mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare.

Në këtë takim të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. /EO

Read Previous

Hyn në fuqi rregullorja e re për banka, cilat janë shërbimet që mund të marrin qytetarët pa pagesë?

Read Next

Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen tonë