Kurti ngushëllon familjarët pas tragjedisë në Malishevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave në Malishevë pas ngjarjes tragjike, ku si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit kanë humbur jetën tre anëtarë , babai me dy fëmijët e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti është shprehur i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.

“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave në këto momente të vështira. /RTKlive

Read Previous

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro, zbulohen njehsorë me afat të skaduar

Read Next

Konjufca: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE