Kurti me Muratin e Krasniqin sot e prezantojnë buxhetin në Gjakovë

Ndalesa e radhës për Kurtin që ta prezantojë buxhetin për vitin 2023 është Gjakova.

Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot në orën 15:00 në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” do ta prezantojnë buxhetin para qytetarëve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Read Previous

Krasniqi: Vettingu duhet të ndodh, e paqartë pse po vonohet

Read Next

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, sekuestrohen armë dhe fishekë