Kurti mbërrin në Tiranë, pritet të takohet me Merkel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më parë në hapësirat e “Tirana Business Park” mbërriti edhe kryeministri malazez, Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Tashmë pritet nga çasti në çast edhe kryeministri i Shqipërisë, nikoqiri Edi Rama, si dhe kancelarja Merkel.

Read Previous

Haradinaj për arkivin e UÇK-së: Heroizmi e atdhedashuria do ruhen brez pas brezi

Read Next

Von Cramon: Zgjedhjet lokale në Kosovë do ta pengojnë përparimin në dialog