Kurti: Luledielli, kulturë me rëndësi strategjike

Kryeministri, Albin Kurti tha se luledielli është kulturë me rëndësi strategjike.

Kështu, ai njoftoi në Facebook se fermeri Shukri Sallahu ka mbjellur 30 hektarë me lulediell.
“Ai produktin final e ka tanimë të dedikuar për eksport për shkak të kërkesës së lartë në treg për lëndën e parë. Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit”, shkroi Kurti.

“Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër. Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521% më shumë”, shtoi kryeministri./EO/

Read Previous

Ibrahimi: Falja e tatimit në pronë shpëton qytetarët, dëmton komunat

Read Next

Murati: Të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensionioneve, po vizitohen nga ekipet mobile