Kurti: Lojërat Olimpike po sjellin botën në Paris, bashkëbiseduam me partnerë të rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social Facebook, disa fotografi ku në Paris është takuar siç ka thënë me liderë të botës demokratike.

I pari i ekzekutivit, Albin Kurti ka shkruar se Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris.

“Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, e Presidenti Francez, Macron na bëri dje bashkë në Pallatin Élysée. Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook. /KosovaPress/

Read Previous

Planet e Gjermanisë për të ndërtuar bunkerë të rinj lufte

Read Next

Si mund ta zëvendësoni patentën e vjetër të shoferit në Zvicër?