Kurti: Kosovën dhe Malin e Zi i bashkon orientimi euro-atlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Redžepi, priti në takim përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë, me rastin e 20 majit, Ditës së Malazezëve të Kosovës dhe në prag të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Në takim ishin Lazar Raduloviq, kryetar i shoqatës malazeze “Lovqen” në Kosovë, Seid Haxhiq dhe Alen Mujeviq nga Drejtoria për Diasporë e Republikës së Malit të Zi, Biserka Gjurgjeviq nga Shoqata e Malazezëve në Podgoricë, si dhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Nikollë Lulgjuraj.

Ai në këtë takim ka thënë se Kosovën dhe Malin e Zi i bashkon orientimi euro-atlantik.

“Ne duam që shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Kosovë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre kolektive kulturore dhe politike, si bazë e shëndoshë për marrëdhënie të mira në mes të dy shteteve tona fqinje, për një të ardhme më të mirë të të dy popujve”, tha kryeministri Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit./GazetaSinjali

Read Previous

​54 mijë qytetarë të vaksinuar deri më sot në Kosovë

Read Next

Kaq paguhet Albin Kurti dhe këshilltarët e tij