Kupat e Evropës: Skuadrat shqiptare pritet të mësojnë kundërshtarët

Këtë të martë në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti që do të përcaktojë duelet në raundet e para kualifikuese për Kupat e Evropës. Midis Champions dhe Conference League janë 10 skuadra shqiptare që garojnë si Partizani, Ballkani, Struga, Tirana, Vllaznia, Shkëndija, Shkupi, Egnatia, Gjilani dhe Dukagjini.

Kujtojmë që Drita, nënkampione e Superligës së Kosovës do të garojë në raundin e dytë të Conference League.

Në raundin e parë të Champions League do të garojnë Partizani, kampion në Shqipëri, Ballkani, kampion në Kosovë dhe Struga, kampione në Maqedoninë e Veriut.

Në raundin e parë të Conference League garojnë Tirana, Vllaznia, Shkëndija, Shkupi, Egnatia, Gjilani dhe Dukagjini.

Shorti i UEFA Champions League do të hidhet duke filluar nga ora 14:00. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy takime do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.

Shorti i raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League do të mbahet duke filluar nga ora 15:00. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy takime do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik.

Cilët janë kundërshtarët e mundshëm:

Partizani: FC Sheriff Tiraspol (Moldavi), FC BATE Borisov (Bjellorusi), FC Astana (Kazakistan), Maccabi Haifa FC (Izrael) dhe HSK Zrinjsk (Bosnja dhe Hercegovina).

Ballkani dhe Struga: Ferencvarosi TC (Hungari), PFC Ludogorets 1945 (Bullgari), FK Zalgiris Vilnius (Lituani), Shamrock Rovers FC (Irland) dhe The New Saints FC (Uells).

Egnatia: Ararat-Armenia FC (Armeni), FK Sutjeska (Mali i Zi), FK Sarajevo (Bosnje dhe Hercegovina), FC Vaduz (Litenshtejn) dhe NK Domzale (Slloveni).

Tirana: NK Maribor (Slloveni), Alashkert FC (Armeni), FC Dinamo Batumi (Gjeorgji), La Fiorita 1967 (San Marino), FC Dinamo Minsk (Bjellorusi).

Vllaznia dhe Gjilani: Linfield FC (Irland e Veriut), Dundalk FC (Irland), Connah’s Quay Nomads FC (Uells), FC Progres Niederkorn (Luksemburg) dhe Inter Club d’Escaldes (Andorrë).

Shkupi: Paide Linnameeskond (Estoni), Saint Patrick’s Athletic FC (Irland), KF Dukagjini (Kosovë), Glentoran FC (Irland e Veriut), FC Hegelmann Litauen (Lituani) dhe Penybont FC (Uells).

Shkëndija: MSK Zilina (Sllovaki), FC Haka Valkeakoski (Finland), Derry City FC (Irland), Vikingur Reykjavik (Island) dhe Haverfordwest County AFC (Uells). /Albanianpost.com

Read Previous

Evropa, kontinenti që po ngrohet më së shpejti në botë

Read Next

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimin, asnjë shenjë nga nëndetësja që u nis për të parë Titanikun